Nga Maringlen ZHIVANI

Klodian Duro ka qene njeri prej pjestareve te Vllaznise kampione ne vitin e larget 2001 dhe per te eshte e pakuptimte nje periudhe kaq e gjate pa titull kampion. Ne nje lidhje me emisionin “Star Sport”, ish- mesfushori i njohur ka shprehur edhe deshiren per te drejtuar nje dite skuadren shkodrane nga pankina.

Madje gjate fjales se tij eshte shprehur nder te tjera se “Vllaznia eshte skuadra me e lehte per ta nxjerre kampion”, duke siguruar se nese do ta merrte edhe ne keto momente drejtimin e saj, eshte e sigurte qe ne muajin maj shkodranet do t’i gezohen titullit te shumepritur.

“Ishte nje humbje zhgenjyese e Vllaznise ne Laç. Ishte nje ndeshje e dobet nga ana e Vllaznise, sidomos pjesa e dyte qe ishte totalisht per t’u harruar nga ana e Vllaznise. Normalisht, ajo duhet te jete e lumtur qe ndeshja perfundoi me ate rezultat, sepse me aq raste sa Laçi krijoi ne pjesen e dyte ndoshta edhe rezultati mund te ishte edhe me i thelle ne dem te Vllaznise. Personalisht, une nuk e mendoja qe Vllaznia mund te humbiste me Laçin, sepse ky i fundit ka problemet e veta.

Mbi te gjitha prisja nje Vllazni qe te luaje si nje pretendente per kampion, ashtu sic vete drejtuesit dhe presidenti Xhaferi kane ne synimet e tyre. Vllaznia ka marre nje trajner gjerman, sic eshte Brdaric, qe kam shume rrespekt per karrieren e tij te madhe si futbollist. Nje trajner qe e njeh edhe ambientin e Vllaznise, njeh stadiumin, njeh kundershtaret, njeh kampionatin shqiptar dhe nuk arrij ta kuptoj pastaj menyren e menaxhimit te lojes. Nuk arrij t’i kuptoj disa gjera qe ai ben gjate ndeshjes.

Megjithate, nje ekip i ndertuar per kampion, nuk duhet t’i ndieje mungesat. Vllaznia ka shume pune per te bere nese do te jete pretendente per te fituar Superioren. Normalisht qe, Vllaznia eshte dhe do ngelet gjithmone ne zemren dhe ne memorien time. Ate cka me japin, me kane dhene apo rrespektin qe tregojne ndaj meje, tifozet e Vllaznise apo i gjithe qyteti i Shkodres, nuk e kane treguar drejtuesit e Vllaznise ne keto kater vite.

Me vjen keq, sepse nuk e di arsyen e tyre te vertete, qe nga presidenti Xhaferi e te tjeret qe jane aty me rradhe. Per mua, si Duro dhe si trajner, gjeja me e lehte per te nxjerre nje ekip kampion ne Shqiperi eshte Vllaznia, sepse i ka te gjithe komponentet e nje klubi profesionist futbolli per te punuar shume qete dhe qarte e pastaj per te dale kampion. Nuk mundet qe Shkodra te duroje 23 vite pa shijuar titullin kampion. Me Xhaferin, Vllaznia ka arritur te fitoje Kupen e Shqiperise, por asnjehere nuk ka qene nje ekip aq i forte sa te fitoje edhe kampionatin shqiptar.

Nuk arrij ta kuptoj se si te Vllaznia kane ardhur trajnere qe nuk kane patur asnje lidhje me Vllaznine ne keto kater-pese vite te Xhaferit ne drejtim dhe per asnje moment, Duro nuk qenka pjese e planeve per te drejtuar Vllaznine. Mua kjo me le nje shije shume negative. Gjithsesi, kjo nuk ma heq apo lekund dashurine qe une kam per Shkodren. Une me Vllaznine vij neser trajner dhe ne maj, Vllaznia ngre trofeun e kampionit.

Ua them me bindje kete. Kam aq eksperience ne kampionatin shqiptar sa me duket loje femijesh per te nxjerre nje ekip si Vllaznia kampion dhe po lodhen kaq shume keta drejtuesit e Vllaznise e gjithe qyteti i Shkodres. Keta nuk arrijne t’i afrohen sadopak qofte titullit kampion. Kjo me cudit mua. Per mua eshte gjeja me e lehte te drejtosh nje ekip si Vllaznia dhe te arrish objektivat e saj. Uroj qe ky te jete viti i fundit qe Vllaznia ben prova autoshkolle me trajnere te ndryshem”- eshte shprehur Klodian Duro./www.shkodrasport.com/