Vllaznia ‘hoqi dorë’ nga titulli kampion, pasi barazoi me rezultatin 0-0 me Egnatian. Ky rezultat nuk mjaftoi që shkodranët të shkonin më tej, duke ‘dërguar’ rrogozhinasit në finalen e madhe të titullit.
Një humbje që nuk ka lënë shije të hidhur vetëm te tifozët shkodranë, por edhe te ish-protagonistët e fanellës kuqeblu. Një ndër ta është edhe Klodian Duro që ka reaguar në “Facebook”, pikërisht për eliminim e Vllaznisë në gjysmëfinale të “Final 4”.Duro shkruan se nuk mund të dilet kampione me show Facebook-u, pa projekt apo duke u bërë thirrje tifozëve që të vijnë në stadium.
Ndër të tjera, ish-mesfushori i Vllaznisë në periudhën 1999-2002 thotë se duhet të punohet çdo ditë me kokën poshtë që nga qershori kur zgjidhet trajneri i ri, duke thënë se ky i fundit duhet të jetë një që njeh ekipin qytetin tifozët dhe mentalitetin e klubit shkodran.
POSTIMI I PLOTË I KLODIAN DUROS:
Kampione dilet me projekt, pune, pasion, sakrifice, vendosmeri, loje te bukur dhe gola. Nuk dilet kampione me fjale, pa projekt, me intervista me thirrje per tifozat (se ata vijne vete) me show ne facebook e zbukurime perpara ndeshjes me Egnatian e Rrogozhines.
Ku jane drejtuesit e Vllaznise ku jan fshehur?
Pse nuk dalin me nje kembe ti japin shpjegim e kerkojne falje te gjithe tifozave dhe Shkodranve qe aq shume e duan Vllaznine e qe kan 23 vite qe presin per te pare Vllaznin perseri Kampion!
Kampione dilet me kampiona, me projekt, pune dhe pa fjale (intervista). Kampion dilet ne qershor kur fillon puna per ndertimin e ekipit. Kur zgjidhet kampioni i duhur si Trajner. Ai qe ka nje emer me peshe ne futboll e qe njeh qytetin, tifozat e mentalitetin e Vllaznis e Shkodres. Pastaj Trajneri zgjedh lojtaret sipas idese se tij te lojes qe do te zhvilloje ai me ekipin. Ai zgjedh lojtaret me eksperience dhe qe kan dal kampione, pastaj lojtaret qe do mbajne peshe ne ekip dhe ne fund te rinjte e akademise te ekipit qe do fitojne eksperience por dhe do shtyjne perpara ekipin me vrullin e rritjes se tyre. Punuhet cdo dite me koken poshte per 11 muaj nga qershori ne maj qe kur te vij fundi te festojne te gjithe bashke. Drejtues, Trajner, staf, lojtare, tifoze, e gjith qyteti i Shkodres, femije te rritur e pleq te gjithe ata qe e duan Vllaznine me zemer.
I shkrujta te gjitha keto rreshta sepse e dua Vllaznin dhe Shkodren sepse i dhash edhe me dha aq shume dhe do ti jem mirenjohes gjith jeten. Te Vllaznia erdha si Kampion pasi kisha luajtur me pare me Elbasanin dhe Tiranen ku kisha fituar Kampionatin dhe Kupen pikerisht kunder Vllaznise!
Te Vllaznia erdha sepse me bindi projekti fitues i Presidenitit dhe mikut tim me pas te ndjerit Myftar Çela. Ai bente gjithcka per Vllaznin dhe Shkodren sepse ai ishte tifoz ne rradhe te pare dhe e dashuronte Vllaznin. Me Vllaznin dolem Kampion, luajtem ne Champions League, kalum ne turin e dyte, shenova golat e mij te pare ne Evrope, luajtem me Gallatasarayn ku un u transferova pikerisht fale Vllaznise dhe tifozave shkodran.
Faleminderit Shkoder, Forca Vllaznia!