Liverpuli u shpall kampione Europe, duke mundur Totenhemin dhe e gjithë bota e futbollit flet për skuadrën e Klop.
Loja e anglezëve ishte e mrekullueshme, ashtu siç ishte mentaliteti, por të gjitha këto nuk do të bëheshin dot pa para.
Pas një analize që ka bërë “Marca”, rezulton se ekipi fitimtar i Ligës së Kampionëve vlen as më shumë dhe as më pak se 638 milionë euro.
Më të shtrenjtët në këtë ekip janë Alison dhe Van Dijk, të cilët të dy së bashku kanë kushtuar 160 milionë uro.
Ja sa i kanë kushtuar Liverpulit lojtarët që ka në organikë:
Alison- 75 milionë euro
Minjolet- 10,6 milionë euro
Van Dijk- 85 milionë euro
Xhoe Gomez- 5 milionë euro
Lovren- 25,3 milionë euro
Matip- 0
Robertson- 9 milionë euro
Moreno- 20 milionë euro
Arnold- 0, vjen nga akademitë
Klajn- 17,7 milionë euro
Fabinjo- 50 milionë euro
Keita- 60 milionë euro
Vajnaldum- 27.5 milionë euro
Çamberlejn- 38 milionë euro
Henderson-18 milionë euro
Milner- 0
Lalana- 31 milionë euro
Mane- 41 milionë euro
Salah- 42 milionë euro
Shaqiri- 14,7 euro
Firminjo-41 milionë euro
Starixh- 15 milionë euro
Origi 12.5 milionë euro