Jurgen Klop është i pakënaqur me mënyrën se si skuadra e tij u mund mbreme nga Napoli në Ligën e Kampioneve me rezultatin 0-2. Shqetësimi më i madh i tij ishte se ekipi nuk e kishte merituar të gjendej në disavantazh me atë penallti të transformuar nga Mertens.

“Kemi luajtur shumë më mirë se një vit më parë, kemi patur momente pozitive dhe për pjesën më të madhe të ndeshjes kontrolluam lojën.

Në pjesën e dytë pat më shumë ritëm dhe goli i 1-0 ishte ai që ndryshoi fatin e sfidës. Nuk kemi bërë paraqitje të keqe, edhe pse duhet të jemi gjithmonë kritikë në analizat që bëjmë.

Penalltia? Unë mendoj se është e pamundur ta vërshëllesh kur lojtari kundërshtar kërcen para kontaktit. Nuk ishet penallti, por nuk mund të ndryshojmë gjërat.

I penalizuar nga VAR? Nuk mund të flas për këtë episod, do të bëja rolin e humbësit të keq dhe nuk jam i tillë. Kur shihen pamjet, është e qartë se nuk është penallti.

Por VAR parashikon një ndërhyrje në këtë aspekt vetëm kur ka një gabim të qartë dhe ky nuk ishte i tillë. Janë gjithmonë qenie njerëzore që marrin këto vendime dhe ne duhet të përshtatemi me rregulloren”, tha trajneri i Liverpulit. /vipsport/