Jurgen Klop është një nga trajnerët më të mirë në botë, teksa po ia del në mënyrë të përkryer të rikthejë Liverpulin në nivelet e larta.

Në sezonin që lamë pas, tekniku gjerman ia doli të fitojë Ligën e Kampionëve me Liverpulin e tij, dhe u rendit në vendin e dytë në Premier Ligë, vetëm 1 pikë pas Sitit kampion. Në tetor të 2015-ës Klop u emërua trajner i Liverpulit, por karriera e tij mund të kishte marrë një drejtim tjetër.

Sipas “TV2”, tekniku gjerman ishte shumë afër kalimit të Junajtid, teksa bisedimet mes tij dhe drejtuesve të “Djajve të Kuq”, po shkonin në rrugën e duhur.

Megjithatë shkak që marrëveshja me Junatid të dështonte, dhe Klop të kalonte te Liverpuli u bë bashkëshortja e tij, e cila i propozoi ai të mos kalonte në “Old Trafford”, por të kalonte aty ku tani po bën historinë./panorama-sport/