Liverpuli mposhti Totenhemin me rezultatin 2-1, në një ndeshje që i tregoi të gjitha. Vendasit e panë veten në disavantazh që në minutën e parë, por të besuarit e Klop nuk u dorëzuan, duke ia dalë të rikthejnë rezultatin në pjesën e dytë.jurgen klop

Mjaft i lumtur është dukur edhe tekniku gjerman pas përfundimit të ndeshjes, teksa në intervistën e dhënë u shpreh: “Ndeshjen kundër Totenhemit e kisha menduar prej disa ditësh. E dinim që janë një skuadër kompakte, agresive dhe do të bënin presion lart. Të gjitha këto ndodhën gjatë ndeshjes.

E dashuroj futbollin kur dy skuadra luajnë lart, duke bërë presion pa asnjë frikë. Sot ishte një ndeshje e tillë. Arritëm të fitonim falë paraqitjes së shkëlqyer të disa lojtarëve.

Të dyja skuadrat kanë lojtarë shumë të mirë në përbërje. Kjo pa diskutim ishte një ndeshje e shkëlqyer. Të jesh në disavantazh 1-0 ndaj Totenehemit është e vështirë, por djemtë ia dolën të rikthenin rezultatin. “, përfundoi Klop.