Bëri ja pak bujë deklarata e para pak ditëve e Mohamed Salah për AS se e ardhmja mund ta shihte me fanellën e Barcelonës apo Real Madrid. Kaq mjaftoi për mediat të cilët nisën të shkruanin skenarë të ndryshëm për egjiptiani.

Megjithatë, këtyre zërave iu përgjigjur trajneri Jurgen Klop, i cili thekson se Salah është i lumtur te Liverpul.

“Mo është në një moment shumë të mirë, në një formë shumë të mirë. Kjo është më e rëndisishmja, sot në stërvitje duhet ta kishit parë. Ishte duke qeshur gjithë kohën.

Kështu, në brendësi gjithçka është në rregull, për të tjerat është këndshëm për të gjithë ju që shkruani për të”, u shpreh Klop. /VipSport/