Nëse Liverpuli ka prerë biletën për në turin tjetër të Ligës së Kampioneve, meritë të madhe ka edhe portieri Alison Beker. Skuadra angleze bëri çmenduri për të siguruar brazilianin dhe ai sot bëri disa ndërhyrje vendimtare për të shpëtuar katërkëndorin e tij nga një gol i Napolit që do të kishte nxjerrë jashtë “të kuqtë”.

Ndaj në fund të ndeshjes, Klop vrapoi të përqafonte portierin, ndërsa para kamerave të televizioneve nuk ngurroi të bënte batutën e radhës.

“Nëse do ta dija që do të ishte kaq i mirë, do të kisha paguar dyfishin për të”, tha ai duke qeshur. “Është i shkëlqyer, dhe ta kesh në skuadër edhe si qenie njerëzore është fantastike. Askush nuk e priste në atë moment të bënte pritjen që bëri në momentin e fundit, por Alison e bëri”, tha trajneri, dukshëm i lumtur pas këtij kualifikimi mes drithërimash.

“Nuk jam i sigurt nëse ka një trajner më krenar se sa unë tani. E vetmja gjë e mirë nga ndeshja e parë e jona në Napoli ishte se ishim vëllezërit tanë të shëmtuar, aspak vetja.

Sot kishim mundësinë të tregonim më shumë se sa bëmë në Itali dhe djemtë kanë zhvilluar një ndeshje të jashtëzakonshme. Mënyra se si i bëmë presing, ata nuk kishin asnjë zgjidhje ndaj nesh”, shpjegoi trajneri i Liverpulit. /vipsport/