Jurgen Klopp e kishte parashikuar suksesin e Arne Slot para se të largohej nga Liverpooli. Të dielën, Livverpooli siguroi titullin e tyre të parë të Ligës Premier që nga sezoni 2019/2020 dhe vetëm të dytin në 35 vitet e fundit, pasi mposhtën Tottenhamin me rezultat 5-1 në ‘Anfield’.

Dominic Solanke i dha epërsinë Tottenhamit, para se ‘Të Kuqtë’ të kundërpërgjigjeshin me golat e Luis Diaz, Alexis Mac Allister, Cody Gakpo, Mohamed Salah dhe një autogol të Destiny Udogie.

Kjo fitore ka bërë që Liverpooli të shkojë 15 pikë larg Arsenalit të vendit të dytë në tabelën e klasifikimit duke e siguruar titullin për herë të 20-të, një më shumë se rivali i përbetuar Manchester United.

“Do të jem mirë dhe çfarë është me rëndësi edhe klubi po ashtu, sepse ju e keni parë klubin tani, ka me të vërtetë disa persona të mirë dhe ata do të jenë mirë edhe më shumë”.

“Dikush do të vijë, me ëndrra të mëdha, me energji të plotë, plotë emocion dhe plotë me ideja të reja dhe do ta udhëheq këtë klub në të ardhmen. Është e mrekullueshme”, ka thënë Klopp.

Ashtu siç ka parashikuar tekniku gjerman, Liverpooli vetëm sa është rritur nën drejtimin e Slot, teksa patën një seri prej 26 ndeshjesh pa humbje dhe vetëm dy disfata në kampionat./Telegrafi/