Sezoni i Liverpool deri më tani ka rezultuar me shumë ulje e ngritje teksa The Reds janë larg performancës së të kaluarës dhe aktualisht renditen në vendin e 10-të të Premier League.

Rruga për të mbërritur në katër vendet e para duket tejet e vështirë ndërsa ndeshja e radhës është po ashtu e komplikuar duke qenë se përballen në derbi me Evertonin që po ashtu ka nevojë të jashtëzakonshme për pikë.

Megjithatë, trajneri Jurgen Klopp mendon të ruajë një frymë pozitive në skuadër duke theksuar se skuadra është dukur mirë në stërvitje dhe gati për ndeshjen e së hënës.

“Lojtarët kanë treguar shenja të mira në stërvitje dhe e di se tifozët do të kërkojnë që ta shfaqim këtë formë në fushë për ndeshjen e së hënës ndaj Everton.

Detyra jonë është të zhvillojmë një ndeshje të madhe, mua seancat stërvitore më kanë dhuruar një ndjesi të mirë. Kam parë agresivitetin dhe përqëndrimin e duhur, deri më tani mendoj se ka qenë një javë shumë e mbarë”, u shpreh Klopp.