Jurgen Klopp i ka premtuar Liverpoolit se nuk do ta marrë drejtimin e asnjë klubi në botë menjëherë pasi të largohet nga “Anfield”.
Trajneri gjerman ka thënë se do të bëjë një vit pushim pasi të largohet nga klubi i Liverpoolit me të cilët ka një kontratë deri në vitin 2024.
“I kam edhe 4 vite të tjera kontratë me Liverpoolin. Shumë gjëra mund të ndodhin gjatë kësaj kohe. Nëse nuk e ripërtërij kontratën do të duhet të bëj pushim.
“Kur të largohem nga Liverpooli, nuk do ta pranojë asnjë punë të nesërmen. Këtë e them me siguri. Do ta marr një vit pushim pasi të largohem nga Liverpooli”, shtoi Klopp.