Liverpooli do të refuzojë çdo ofertë që vjen në drejtim të futbollistëve të tyre gjatë merkatos së janarit, gjithashtu edhe për Xherdan Shaqirin.

Mesfushori shqiptar është lidhur me një largim të mundshëm, me Romën që kishte interes për një huazim me të drejtë blerje në fund të sezonit.

Sipas “Mirror” klubi i ka bërë të qartë agjentit të lojtarit se nuk ka asnjë shans që ai të largohet gjatë merkatos së janarit.

Klopp ka shprehur një dëshirë të fortë për të mbajtur skuadrën e tij të parë deri në fund të sezonit, pasi ai planifikon një rrugë të gjatë dhe të sigurt drejt trofeut të Premier Leagues.