Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, po mundohet që të gjejë zëvendësin e mbrojtësit Virgil van Dijk-ut të dëmtuar dhe Joe Gomez.

Të dy futbollistët kanë lënë një gropë të madhe dhe kampionët janë futur në merkato për ta mbyllur një problem të tillë.

Numri një i stolit ka hedhur sytë drejt Greqisë dhe skuadrës së Olympiakosit. Ai dëshiron të rrëmbejë mbrojtësin Ruben Semedo. 26-vjeçari po luan me ekipin grek dhe është lideri i skuadrës.

Portugezi ka eksperiencë dhe në Spanjë, pasi ka luajtur me Villarrealin. Karriera e lojtarit kryesisht ka qenë e përqëndruar në në Portugali dhe prej dy vitesh luan me Olympiakosin.

Semedo ka patur probleme dhe me ligjin në Spanjë, pasi është akuzuar për rrëmbim personi dhe tentativë vrasjeje.