Trajneri i Liverpool Jurgen Klopp nuk është surprizuar nga pretendimet se Mohamed Salah ka këmbën e majtë më të mirë në botë, por ai shton se nuk duhet të harrohet Lionel Messi.

Salah po kalon një sezon të par të mrekullueshëm te Liverpool, duke shënuar 30 gola në të gjitha kompeticionet pasi mbërriti nga Roma.

Nga 22 golat e tij në Premier League, Salah ka shënuar 19 me këmbën e majtë, dy me të djathtën dhe një me kokë.

I pyetur nëse këmba e tij ishte më e mira në botë, Klopp nuk e mori shumë seriozisht – por shtoi se nuk duhet të harrohet Messi.

“Salah, më i miri në botë? Po Messi, a është edhe ai me këmbën e majtë? Epo, mbase nuk duhet ta harrojmë edhe atë,” shprehet gjermani.

“Por nuk më interesojnë këto kategorizime, ai është një lojtar shumë i mirë dhe jam i lumtur për këtë.

“Nuk ka rëndësi për mua se me çfarë këmbe e shënon golin. Por patjetër, është një këmbë e majtë shumë e mirë.” /telesport/