Jurgen Klopp ka zbuluar momentin gazmor kur ai u zbulua nga një tifoz gjerman, ndërsa kishte veshur një veshje të Santa Claus. Trajneri i Liverpool është rikthyer në Angli pas fitores ndaj Flamengos 1-0 dhe shpalljes kampion bote.

Karriera e Klopp nisi në Mainz, 18 vite më parë, përpara se të bashkohej me Borussia Dortmund. 52-vjeçari ka zbuluar një histori gazmore me një fans të tij.

“E provova të vishesha si Santa Claus kur shkova në një karnavale të famshme në Mainz. E gjithë fytyra ime ishte e pikturuar me make-up dhe kisha vënë një parukë të madhe. Kisha edhe syze të mëdha. As që e njihja veten, kur po qëndroja i ulur në taksi.

“Ne dolëm nga taksia kur papritmas dëgjuam se Mainz po fitonte. Ne shkuam në stadium, me të gjithë miqtë të veshur me të njëjtën veshje, si Santa Claus. Thjesht kishim vendosur disa numra në kokat tona, që të njihnim njëri-tjetrin.

Ne ishim vetëm atje vetëm për pesë minuta, por dikush më njohu menjëherë. “Ej Klopp, Klopp!”, filloi të thërrasë. Kur e pyeta nga më njohu, ai tha që atletet e mia më kishin nxjerrë zbuluar. E vështirë të fshihesh nga fansat e shumtë”, përfundoi Klopp./abcnews/