Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, beson se Pep Guardiola është trajneri më i mirë në botë dhe e pozicionon atë para Jose Mourinho-s. Gjermani është pyetur se cilin preferon mes të dyve dhe e ka cilësuar spanjollin si më të mirin në profesionin e tij.
Klopp ka thënë për “Sky Sport” në Gjermani: “Mendoj se Pep është trajneri më i mirë në botë. Nuk ka lidhje krahasim me Mourinho-n. Mund të më kishi pyetur për një trajner tjetër dhe përgjigja do të kishte qenë e njëjtë. Pep po bën shumë mirë”.
Më pas, i pyetur se çfarë do të zgjidhte mes titullit në Premier League dhe triumfit në Champions, Klopp ka thënë:
“Për mua nuk do të kishte ndryshim, do t’i doja të dyja. Kjo do të ishte zgjidhja ime e preferuar”, ka thënë trajneri i “Të Kuqve./telesport/