Klubet e Serisë A nuk e mendojnë hipotezën që kampionati i këtij viti të mbyllet që tani, pa u luajtur ndeshjet e mbetura. Ky është mendimi që ka dalë nga mbledhja e organzuar sot, ku ata kanë bërë të qartë se do të vazhdojnë të kërkojnë që të luhen takimet që I kanë mbetur këtij sezoni pasi të kthehet normaliteti pas epidemisë së koronavirusit.
Klubet kanë dalë me një deklaratë ku kanë shprehur qëndrimin e tyre, duke i kërkuar edhe Federatës Italiane që t’ia përçojë këtë mendim UEFA-s në videokonferencën e nesërme.
“Klubet kanë përsëritur në unanimitet dëshirën për të çuar në fund kampionatin e Serisë A sapo ta lejojnë kushtet sanitare dhe dispozitat qeveritare.
Ky është pozicioni që mban Seria A nga pikëpamja e mbledhjes së nesërme të thirrur nga UEFA”, shkruhej në komunikatën e klubeve të cilat bënë të ditur se javë pas jave do të përditësoheshin të gjithë skenarët e mundshëm për vijimësinë e kampionatit. /vipsport/