Futbollistët shqiptarë kanë mësuar dje se janë plotësisht të pambrojtur përballë rrezikut të koronavirusit, edhe pse vetë klubet e tyre janë ata që po ua shtojnë këtë rrezik duke i detyruar që të dalin nga banesat për të kryer stërvitje të rregullta apo në grup. Edhe ata që duhej të mbronin sadopak shëndetin e tyre, FSHF dhe Sindikata, kanë qepur gojën, duke pranuar në heshtje të plotë që lojtarët të rrezikojnë jetën e tyre.

Vetëm në 24 orët e fundit kishte prova të qarta se si futbollistë të Kukësit kishsin dale në stërvitje bashkë, pa asnjë lloj mase mbrojtëse. Ndërsa Tirana bëri edhe më keq, duke i mbledhur në stadiumin “Selman Stërmasi” për t’i stërvitur atje bashkë, përsëri pa asnjë lloj mase mbrojtëse për lojtarët të çilët vraponin në grup e as nuk respektonin distançat minimale të çaktuara nga ligjet e shtetit shqiptar.

Në të gjithë botën, sjellje të tilla janë çilësuar si të papranueshme dhe vetë Federatat apo Sindikatat e Futbollistëve kanë ngritur zërin duke kujtuar se rreziku është real e sporti në këto raste kalon në plan të dytë.

Por jo në Shqipëri. FSHF nuk është kujdesur as që të kontrollojë nëse ndonjë nga klubet ka zbatuar udhëzimet që ajo ka shpërndarë, sigurisht ata që kanë kuptim dhe jo pjesën absurde të tyre. “Na kontaktoni për çdo problem”, ishte mesazhi i vetëm që FSHF shpërndau publikisht për klubet edhe nëpërmjet faqes zyrtare, duke e çilësuar “mesazh solidarizimi”.

Sa i përket Sindikatës, e njëjta që denonçoi tre ditë më parë se klubet po detyronin lojtarët të stërviteshin, nuk ka folur më për këtë temë shumë shqetësuese ku rrezikohen jetë njerëzish. Kryetari i saj, Andi Lila, sot kishte mundësi që të bënte publik shqetësimin në një emision televiziv, por i vetmi problem që ngriti ishin që futbollistët të paguheshin rregullisht.

Duket e çuditshme një heshtje e tillë, pasi ata që kanë rrezikuar sot jetën për një vendim të papërgjegjshëm e antiligjor të klubit, janë pikërisht shokët e tij të skuadrës te Tirana, ku Lila ëndërron të mbyllë karrierën futbollidtike. /vipsport/