Shumica e klubeve të Superligës kanë vendosur sot që t’i propozojnë Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së një strukturë të kampionatit 2013-14 me 10 skuadra. Mbledhja është zhvilluar sot në Tiranë me pjesmarrjen e përfaqësuesve të të gjithë klubeve të vendit. Nga Vllaznia kanë qenë të pranishëm administratorit Kujtim Shaba dhe drejtori sportiv Armir Grima. Klubet e mëdha kanë qenë dakord për një ulje të numrit të skuadrave dhe për rrjedhojë është propozuar zbritja e këtij numri nga 14 në 10 skuadra. Kjo do të thotë se nga Superliga do zbresin plot 5 skuadra këtë sezon dhe do ngjitet vetëm një. Një strukturë e tillë do të thotë se gara do jetë shumë e vështirë. Por përveç zbritjes së numrit të skuadrave, klubet kanë diskutuar edhe për shtimin e numrit të një futbollisti të huaj, pra nga 4 të shkojë në 5 për sezonin e ri. Përveç këtij propozimi ka patur edhe ndonjë tjetër për krijimin e një strukture të apelimit për vendimit e Dhomës së Zgjidhjes së Konflikteve. Propozimet e dala nga mbledhja e sotme e klubeve do t’i kalojnë për shqyrtim Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së ditën e nesërme dhe do jetë pikërisht ky organ që do vendos për miratimin e tyre apo jo.
www.shkodrasport.com
FAQJA E PARE FUTBOLL KATEGORIA SUPERIORE Klubet vendosin: Sezoni i ardhshëm, ai 2013-14 me 10 skuadra