“Klubi do të përjashtojë përgjithmonë nga stadiumi të gjithë tifozët problematikë”. Përmes fjalëve të Franco Collavino, drejtori i përgjithshëm i Udinezes, klubi bardhezi bën të ditur se do të largohen përgjithnjë nga “Bluenergy Stadium” të gjithë personat që fyen me sharje raciste portierin e Milanit, Mike Maignan. “Po kërkojmë përgjegjësit e ngjarjes. Duhet të jenë 2-3 persona, pasi nuk ka patur sharje në kor, sepse duhet të ishin dëgjuar edhe nga arbitri e komisarët e ndeshjes.
Kemi filluar të shikojmë imazhet e kamerave të stadiumit dhe të dëgjojmë audion. Në Bluenergy Stadium, brenda dhe jashtë tij janë të instaluara, më shumë se 300 kamera. Na duhet të bëjmë shumë punë në pak kohë. Pasi të martën gjykatësi sportiv do të japë vendimin për çka ndodhi të shtunën gjatë ndeshjes Udinese-Milan”.
Puna për gjetjen e fajtorëve ka nisur në fakt që në pushimin e ndeshjes, kur drejtuesit e klubit friulian biseduan me policinë për të identifikuar personat përgjegjës. Pastaj është edhe politika e shpërndarjes së biletave. Prioritet i klubit është prezenca familjeve në stadium.
Një temë tjetër e diskutuar nga drejtuesit e Udineses është edhe dërgimi i futbollistëve të vet nëpër shkolla, për të sensibilizuar fëmijët mbi temën e racizmit.