Ndonese klubi i Laçit ende nuk ka zyrtarizuar as emerimin e tij, por edhe shkarkimin e Mirel Joses, ne fakt ndryshimet ne pankinen e skuadres se tyre kane ndodhur tashme.

Gazeta “Shkodra Sport” meson se Armando Cungu jo vetem eshte zyrtarizuar ne krye te kesaj skuadre, por sot ka nisur menjehere punen me te. Ai eshte nisur nga Shkodra drejt Tiranes per te zhvilluar seancen e pare stervitore me kurbinasit.

Kjo sepse ata nuk kane kohe per te humbur sepse te merkuren do te luajne ndeshjen e kthimit te turit çerekfinal te Kupes ne Rrogozhine ndaj Egnatias. Siç dihet, rrogozhinasit e kane fituar ndeshjen e pare 1-0 dhe kjo e ben shume te veshtire permbysjen e rezultatit per laçianet.

Per Cungun situata nuk eshte aspak e mire sepse edhe ne kampionat skuadra e tij e re ndodhet ne vendin e shtate te renditjes duke qene e rrezikuar seriozisht per renien nga kategoria. Pikerisht kjo situata ka bere qe presidenti Laska te shkarkoje Josen dhe t’ia besoj skuadren teknikut shkodran.