Kukësi luan nesër ndeshjen e parë të turit të dytë në Champions me Karabakun e Ansi Agollit. Kjo ndeshje luhet në stadiumin “Loro Boriçi” dhe skuadra veriore ka lënë që sot kryeqytetin, për t’u akomoduar në Shkodër.
Klubi blu ka zbardhur në faqen e tij zyrtare edhe axhendën e pasdites për të dhe për ekipin kundërshtar. Përfaqësuesit e të dyja skuadrave do të jenë përballë gazetarëve pasdite vonë.
Ja dhe njoftimi i Kukësit:
KF Kukësi është nisur nga Tirana drejt Shkodrës. Skuadra, stafi dhe lojtarët fillimisht do të akomodohen në një prej hoteleve kryesore të qytetit.
Pas akomodimit dhe një shëtitje në qytet të gjithë do të përgatiten për seancën stërvitore të mbrëmjes në stadiumin “Loro Boriçi” në prag të ndeshjes së rëndësishme me Qarabag. I urojmë suksese ekipit dhe ju ftojmë të na mbështesni.
Ju bëjmë me dije se sot, në orën 17:30-18-30 zhvillohet stërvitja e FK Kukësit tek stadiumi “Loro Boriçi” .
Në orën 18:45 do zhvillohet konferenca e Qarabagut Fk rreth 15 min në dhomen e konferencave te stadiumi “Loro Boriçi” .
Në 19:00 është konferenca e FK Kukësit, po tek stadiumi “Loro Boriçi”, qe zgjat po 15 min.
Në 19:00 -20:00 zhvillohet stervitja e Qarabagut tek stadiumi “Loro Boriçi”