Dje ishte një e shtune deri diku pozitive, si për Gigio Donnarumman (autor i dy pritjeve fantastike, por gjithashtu autor i një autogoli të pafat), si edhe për Liverpulin, që u ndalua nga Tottenham me anë të një penalltie shumë të diskutueshme, që u realizua në minutën e 95 ‘nga Harry Kane.
E djeshmja, megjithatë, mund të mos jetë e vetmja gjë e përbashkët midis portierit kuqezi dhe “Reds”.
Sipas tabloidit britanik “Daily Star” në fakt, klubi anglez ka shënjestruar portierin që ka lindur në ’99, i cili mesa duket ka fituar betejën me Allisonin e Romës, në preferencat e Jurgen Klopp, i cili këtë sezon po aktivizon Simon Mignolet dhe Loris Karius, por që nuk kanë bindur plotësisht gjermanin. /EDS/