Dhuna në futbollin shqiptar mesa duket nuk do të përfundojë asnjëherë. Sërish në sfidën e Kategorisë së Dytë ka “plasur” dhuna, teksa tifozët kanë “vërshuar” drejt fushës së lojës.
Bëhet fjalë për ndeshjen mes Ilirisë dhe Murlanit, takim që ka përfunuar 3-1 në favor të skuadrës nga Fushë – Kruja. Kur rezultati i sfidës ishte 1-1, disa tifozë kanë hyrë në fushë dhe kanë nisur të sulmojnë lojtarët dhe stafin e Murlanit. Gjithçka ka degraduar, teksa as arbitrat nuk kanë mundur të qetësojnë situatën, ndërsa nga krahu tjetër policia nuk ka ndërhyrë për të zgjidhur këtë moment.
Kjo bëhet e ditur nga vetë klubi i Murlanit përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare ku akuzon edhe mediat për mospasqyrimin e asaj çfare ndodhi në këtë ndeshje:
“Ndeshja Kf Ilira -Kf Murlani! Asnje gazete sportive nuk flet per dhunen e ushtruar dje ne fushe kundrejt lojtareve te Murlanit dhe stafit. Flitet vetem per nje triumf. Nje ndeshje nen nje presion dhe te shara kunder djemve te skuadres. Mbas barazimit 1-1 na ndaluan te festonim dhe ndeshja nderpritet per 10 minuta, nga te gjitha anet e stadiumit njerez qe hyne ne fushe sebashku me presidentin e Ilirise.
Delegatet e ndeshjes bashke me arbitrat pa mundur dot te zoterojne situaten e krijuar ne fushe. Policet qe rrine e bejne sehir ne momentin e kercenimit te lojtareve dhe stafit te Murlanit. Stafi drejtues i Ilirise na eshte afruar per te na pershendetur duke na shprehur keqardhje per situaten e krijuar ne fushe.
I bejme thirrje FSHF-se te marre masa jo per nje ndeshje te luajtur, po keto raste dhune mundet te çojne dhe ne aksidente te renda. Lojtaret kerkonin te linin fushen e lojes dhe per te mos u ndeshkuar dhe nje here nga rregullorja e futbollit, jemi detyruar te luanim minutat e mbetura.
Falenderojme lojtaret, stafin e Murlanit, bashke me stafin e Ilirise dhe mbi te gjitha trajnerin RRAHMAN HALLAÇIN per konfortin qe kerkoi te na jepte duke shprehur keqardhje per situaten e krijuar ne fushe vetem per nje ndeshje qe mundet te ishte nje aktivitet i thjeshte sportiv”./SHKODRA-SPORT.COM/