Fiorentina nuk është dorëzuar sa i përket objektivit, Nedim Bajrami.
Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, klubi vjollcë është hedhur sërish në sulm për të fituar shërbimet e fantazistit të Kombëtares shqiptare.
23-vjeçari zhvilloi një sezon mbresëlënës me fanellën e Empolit teksa ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave, me Fiorentinën në krye.
Në sezonin e kaluar me fanellën e Empolit në Serinë A, Nedim Bajrami u aktivizua gjithsej në 35 ndeshje duke shënuar 6 gola dhe duke dhuruar gjithashtu 6 asiste për shokët e skuadrës.