Xhenoa ka shkarkuar trajnerin Tiago Mota. Italo-braziliani erdhi në krye të kuqebluve para disa javëve teksa këta të fundit kishin shkarkuar më parë edhe trajnerin Andreazolin. Megjithatë, situata e Xhenoas nuk ndryshoi.
Xhenoa ka koleksionuar shumë rezultatet negative në këtë sezon dhe e ka mbyllur vitin në fundin e tabelës, duke qenë një nga kandidatet kryesore për të rënë në Serinë B.
Tiago Mota e nisi aventurën me Xhenoan me një fitore ndaj Breshias, por më pas në tetë ndeshjet e radhës nuk fitoi asnjë prej tyre, duke veçuar vetëm suksesin në Kupën e Italisë ndaj Askolit.
Ndaj shkarkimi i ish-futbollistit të Interit në eksperiencën e parë si trajner ishte i paevitueshëm./vipsport/