Rafael Leao është aktualisht emri më i nxehtë në kubin e Milanit dhe klubi është gati t’i rinovojë kontratën me 7 milionë euro në sezon, teksa mund t’i shlyejë edhe borxhin që ai ka ndaj Sportingut. Sulmuesi është i qetë, të paktën kështu duket nga intervista për një radio afrikane.

Si është raporti juaj me futbollin në televizion?

Këtë vit kam ndjekur shumë ndeshje. Më pëlqen shumë Arsenali, mendoj se luan shumë mirë, por ka shumë skuadra që e bëjnë këtë në Europë. Shoh shumë ndeshje nga kampionati anglez, nga ai spanjoll, madje edhe atë francez. Një sy e kam gjithmonë te ndeshjet në Portugali gjithashtu.

Cilët janë mbrojtësit më të fortë që keni hasur në karrierë?

Luaj në Serinë A ku ka shumë të tillë, por nëse duhet të veçoj dy, janë Tiago Silva i Çelsit dhe Pepe. Ky i fundit nuk më toleron as në stërvitjet me kombëtaren.

Sa shanse ka që të luani me një ekip tjetër një ditë?

Ka, por në të ardhmen. Sidoqoftë, për sa kohë do të jem nën kontratë me Milanin do të jap 100 për qind për këtë fanellë.

Pra do të rinovoni kontratën?

Qyteti më pëlqen shumë. Fitorja e kampionati ishte një nga momentet më të bukura të jetës sime dhe sidomos të karrierës. Siç e thashë tani jam i fokalizuar te Milani dhe mendoj vetëm për skuadrën time. Jam në një klub të madh dhe dua të shkruaj historinë time në atë të klubit që është shumë e lavdishme.

Cili është kompeticioni që do t’ju pëlqente të fitonit?

Do të zgjidhja Botërorin. Të fitosh atë trofe futesh në historinë e futbollit dhe sidomos në atë të mëmëdheut. Do të ishte diçka vërtet fantastike nëse do të më ndodhte.