Vllaznia këtej, Vllaznia andej, Vllaznia gjithëkund. Klubi shkodran nuk po gjen më qetësi.
Jo vetëm që rrezikon për të rënë nga Kategoria Superiore, por tashmë borxhet dhe çështjet që duhet të zgjidhen në gjykatë janë të shumta.
Kuqeblutë prej 4 vitesh kërkojnë nga drejtësia që të zgjidhet “konflikti” me kompaninë zviceriane Gea Sport.
Kjo kompani kishte për pak kohë nën administrim klubin shkodran në vitin 2014, por më pas e paditi atë ku fitoi pjesërisht të drejtë.
Bashkia e Shkodrës, njëkohësisht aksionerja e vetëm e klubit të Vllaznisë duhej t’i paguante rreth 75 mijë euro kësaj kompanie. Asokohe llogaritë bankare të shkodranëve u bllokuan.
Megjithatë klubi veriore nuk hoqi dorë dhe tashmë newsport.al mëson se kjo çështje ka shkuar në gjykatën e Lartë.
Organi më i lartë i drejtësisë në vend ka pranuar rekursin e kërkuar nga përfaqësues ligjor të klubit të Vllaznisë në datën 27 prill 2018./newsport/