E ardhmja e Zlltan Ibrahimoviç është në një udhëkryq për momentin dhe e vetmja e sigurt është se sulmuesi ka vendosur të largohet nga Amerika për t’u rikthyer në Europë.

Kështu, klubet kanë nisur të luftojnë për të siguruar shërbimet e suedezit duke besuar në aftësitë e Zllatan, edhe pse tashmë ky i fundit është 38-vjeç.

Më të interesuara janë klubet italiane të cilat kanë një nostalgji për kohën kur Ibra sundonte Serie A, teksa Milan, Napoli por edhe Bolonja ëndërrojnë nënshkrimin me futbollistin. Por, duke qenë se çdo ditë e ardhmja e Zllatan lidhet me një klub të ndryshëm, atëherë ka menduar Peskara për një shaka.

Klubi i Serisë B, aty ku aktivizohen edhe dy shqiptarët Memushaj dhe Kastrati, nëpërmjet faqes zyrtare ka vendosur të prezantojë Ibrahimoviç. Suedezi shfaqet duke veshur fanellën e Peskarës, ndërsa fotomontazhi shoqërohet edhe me shkrimin se ajo fanellë i shkon shumë.

Një mënyrë shumë origjinale për të ftuar ndoshta Ibrën në ekipin e tyre, edhe pse sulmuesi kërkon të qëndrojë ende në nivelet më të larta.  /VipSport/