Nëse në Kategorinë Superiore dhe jo vetëm ankohen për kalendar të ngjeshur sepse skuadrat luajnë nga 5 ose 6 ndeshje në muaj, skuadra e Viterbeses në kampionatin italian është për librin ‘Guinness’.

Ekipi që militon në Serinë C italiane ka dhuruar spektakël për tifozët e tij të cilët e kanë parë jo pak herë në fushën e blertë.

Në harkun kohor të një muaji, Viterbese ka luajtur plot 10 ndeshje zyrtare duke qenë në këtë mënyrë një nga klubet me kalendarin më të ngjeshur dhe që ka luajtur numrin më të lartë të ndeshjeve në një hark kohor relativisht të shkurtër.

Në këto 10 ndeshje të luajtura, Viterbese ka arritur të fitojë 5 takime dhe renditet në vendin e 14 në kampionat. Kalendari i ngjeshur për ta nuk përfundon këtu duke qenë se sot luan ndeshjen e 10 dhe pas katërt ditësh, do të zbresë sërish në fushë për ndeshjen e 11. /VipSport/