Deri para dy ditesh behej fakt i kryer emerimi i tij ne krye te kesaj skuadre dhe vete klubi jordanez e kishte zyrtarizuar ne faqen e tij.
Emri i Skënder Gegës lidhej ngushtë me klubin jordanez të Ramtha, si një opsion për pozicionin e trajnerit. Madje gjerat kishin shkuar edhe me tej teksa ish- trajneri i Partizanit kishte zgjedhur edhe stafin me te cilin do punonte.
Por, në një postim të ditës së sotme në “Facebook”, klubi bën me dije se ka zgjedhur stafin e ri. Trajneri i ri i ekipit do të jetë Abdul Karim Shadfan, ndërsa Isa Turk drejtori teknik.
Në këtë mënyrë, mbetet jashtë Skënder Gega, që ishte shumë pranë emërimit si trajner i parë i ekipit por disa kerkesa per stafin dhe kushte te tjere per te, kane bere qe planet te mos bien dakord dhe kesisoj Ramtha ka zgjedhur trajner tjeter.