Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që ditën e nesërme, në orën 11:00, në ambientet e stadiumit “Air Albania” të hedhë dhe shortin e Kategorisë së Dytë, për sezonin 2020-2021.
“Panorama Sport” ka arritur të mësojë edhe ndarjen e grupeve për këtë sezon. Grupi A do të përbëhet nga 14 skuadra, ndërkohë që në Grupin B do të jenë 13 skuadra.
Pra në total në Kategorinë e Dytë do të militojnë 27 ekipe. Mbetet ende e papërcaktuar data fikse për fillimin e kampionatit. Kujtojmë që para bojkotit ishte vendosur që Kategoria e Dytë të fillonte më 4 tetor.
Siç shihet edhe nga ndarja e grupeve, Ada e Velipojes do te jete serish ne grupin e Veriut, nderkohe qe konfirmohet mungesa e Vllaznia B.
Kjo e fundit eshte shkrire tashme pas krijimit te Vllaznia U21 sepse drejtuesit e klubit shkodran i kane kushtuar me shume rendesi ketij te fundit per promovimin e elementit te ri./SHKODRA-SPORT.COM/