Drejtuesit e klubit shkodran e kanë cilësuar të padrejtë vendimin e Komisionit të Disiplinës ditën e djeshme për ta dënuar Vllazninë me luajtjen e një takimi pa tifozë për shkak të incidentit të ndodhur pas ndeshjes me Skënderbeun, me trajnerin e kësaj skuadre. Sipas administratorit të këtij klubi Kujtim Shaba, kjo gjë është e padrejtë. “Nuk mendoj se klubi Vllaznia duhej të penalizohej në këtë mënyrë. Topa bore janë hedhur në fushë edhe në kohën e diktaturës dhe jo më sot. Në çdo ndeshje që është luajtur në Korçë, gjithmonë na kanë gjuajtur me topa bore. Mendoj se është një dënim I ekzagjeruar”-ka thënë ai. Edhe ky dënimi I djeshëm, duket se e ka shtuar dufin e pakënaqësisë në Shkodër. Rikthimi  nga ana e Komisionit të Apelit e tre pikëve Flamurtarit në kupë dhe zbutja e dënimit për fushën e Pogradecit, kanë goditur në mënyrë indirekte Vllazninë e cila rëndohet edhe më tepër me vendimi I djeshëm I Disiplinës për ta luajtur ndeshjen me Kamzën pa tifozë, e rëndojnë edhe më shumë pozitën e skuadrës shkodrane në këtë pragndeshje shumë të rëndësishme sepse nëse ajo nuk mund Kamzën të dielën, do t’ia vështirësojë punët vetes për vazhdimin e kampionatit.

www.shkodrasport.com