Klubi Vëllaznimi i Gjakovës në Kosovë, i cili militon në Ligën e Parë, po kalon një periudhë shumë të vështirë, për sa i përket aspektit financiar.vellaznimi llapi
Gjermani Frank Gerber, i cili ishte i interesuar për të marrë klubin në pronësinë e tij, tashmë ka ndaluar bisedimet.
Kjo ka ndodhur për shkak të pandemisë dhe gjermani ka thënë se pa kaluar situata e pandemisë nuk ka ndërmend ta marrë klubin.
Në këtë situatë, kur pandemia nuk dihet ende se kur largohet, klubi ka nevojë për një organizim.
Menjëherë është kontaktuar ish-presidenti i Vëllaznimit, Shkëlzen Gashi, i cili ka qenë i gatshëm ta ndihmojë klubin në këtë moment të vështirë, derisa t’i marrë një pronar i ri.