Ditën e sotme, Komisioni i Disiplinës ka goditur klubin e Tomorit për ndeshjen që këta të fundit luajtën ndaj Apolonisë në shtëpi, për javën e 16 të kampionatit.

Rezultati përfundoi 3-2 për beratasit, por që në fakt Disiplina vendosi që fierakët ta marrin fitoren në tavolinë 3-0.

Në këto kushte, klubi i Tomorit, ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, ku shkruan se nuk është aspak dakort me këto vendime, por që si përfundim thekson fortë se mund të tërhiqet edhe nga gara, duke u bërë kështu një shembull në futboll shqiptar./newsport/