Valencia raportohet se është në bisedime me Juventusin, për të transferuar dy mbrojtësit Daniele Rugani dhe Matia De Shiljo në “Mestalla”.
“Tuttosport” pretendon se drejtori sportiv i bardhezinjëve, Fabio Paratiçi po shpreson ti shesë të dy mbrojtësit.
Valencia është e interesuar si për Ruganin ashtu edhe për De Shiljon dhe është e gatshme të përfshijë në tratativa edhe Maksi Gomezin.
Por Juventus raportohet se dëshiron vetëm para kesh dhe po planifikon të promovojë Kristian Romeron dhe Luka Pelegrinin në skuadrën e parë.