Barazimi dy javë më parë me Tomorin në Shkodër apo dhe ndonjë rezultat tjetër negative I arritur gjatë kësaj periudhe, mund t’u kushtojë futbollistëve të Vllaznisë. Burime pranë klubit shkodran bëjnë të ditur se krerët e tij janë duke menduar, madje thuhet që kjo të jetë vendosur, për t’I gjobitur futbollistët me një rrogë mujore. Arsyeja janë pikërisht këto rezultate jo të mira, aq sa u vu në diskutim ndoshta edhe kalimi në zonën e play out-it. Vendosja e gjobës ka filluar të ndigjohet në ambjentet e klubit shkodran por kuptohet që nuk u është komunikuar akoma lojtarëve ngaqë këta të fundit nuk kanë marrë ende rrogat e dy muajve të fundit për problemin e moskalimit të fondeve në numrin e llogarisë së shoqërisë aksionere Vllaznia. Me një logjikë të tillë, kuqeblutë nuk do marrin dy rroga por një të tillë. Kjo ndoshta nuk do ndodhë me të gjithë futbollistët, teksa mund të gjobiten vetëm ata që kanë zhgënjyer më shumë por kjo mbetet për t’u parë në ditët në vijim.

www.shkodrasport.com