Tek Akademia Vllaznia kane nevoje per trajnere cilesore. Pikerisht per kete arsye, Klubi i Futbollit Vllaznia nga sot ka hapur aplikimet per trajneret e interesuar. Sipas nje njoftimi te bere publik, percaktohen edhe kriteret qe ata duhet te plotesojne. Ja njoftimi i klubit shkodran:
NJOFTIM
Klubi i Futbollit Vllaznia njofton se ka hapur aplikimet për t’u angazhuar si trajner të Akademisë së Futbollit Vllaznia për sezonin në vazhdim. Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur që të dërgojnë me email në adresën info@vllaznia.al dokumentacionin e kërkuar si më poshtë:
1) Kërkesë me shkrim ku të percaktohet qartë grupmosha e preferuar dhe të përshkruhen eksperienca te meparshme si dhe objektivat që kandidati premton se do të arrijë gjatë punës së tij.
2) CV personale
3) Kopje te licensave B, A ose PRO
4) Dëshmi të gjuhëve të huaja
5) Deklaratë personale që nuk janë të punësuar në një klub tjetër sportiv
Prioritet do të kenë kandidatet e motivuar:
1) Me eksperiencë fushën e trajnimit
2) Që disponojnë licensa dhe dëshmi nga trajnime të aftësimit të tyre
3) Arritje gjatë karrierës së tyre sportive (trofe të fituar etj)
Afati i fundit për dorëzimin e dokumentave do të jetë data 15 Korrik 2022.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për intervistë. Ju faleminderit!