Ka kohë që flitet për Vllazninë e sezonit të ardhshëm. Të asaj skuadre që mendohet të jetë pretendente dhe jo më kot, kanë filluar të bëhen edhe plane. Madje, disa prej lojtarëve shkodranë që luajnë me skuadrat e tjera, janë shprehur të gatshëm të kthehen në Shkodër që këtë verë. Dy prej tyre janë Xhevahir Sukaj dhe Armando Vajushi edhe në media e kanë deklaruar këtë gjë por… problemi mbetet shkëputja e marëdhënieve me skuadrat e tyre aktuale. I bie që klubi shkodran të paguajë për kartonët e këtyre futbollistëve por kjo mundësi ka rënë poshtë sot.

E ka thënë këtë gjë në emër të klubit Vllaznia pikërisht administrator Kujtim Shaba kur ka deklaruar: “Ne I duam në skuadër të gjithë këta lojtarë, si Sukajn, Vajushin, Likën, Balën, Beqirin, Telin, Shtubinën etj dhe klubi Vllaznia do mundohet t’ua plotësojë të gjitha kërkesat financiare që ata mund të kenë, por si gjithë klubet e tjera shqiptare, nuk marrim përsipër pagesën e kartonave të këtyre futbollistëve, për vetë buxhetet që kemi. Nëse ato janë të gatshëm të vijnë pa detyrime ndaj klubeve aktuale, janë të mirëpritur”.

www.shkodrasport.com