Klubi I futbollit Vllaznia sh. a është I vetmi klub në Shqipëri që ka publikuar rrogat e futbollistëve dhe stafit drejtues. Kuptohet gjithçka është bërë në kuadër të transparencës së plotë të çdo leku që Bashkia Shkodër hedh tek skuadra. Bashkia mbahet me lekët e taksapaguesve shkodranë dhe rrjedhimisht, drejtuesit e futbollit që kanë varësi direkte nga ky institucion, kohë më parë kanë bërë publik para Këshillit Bashkiak, të gjitha pagesat e futbollistëve dhe stafit drejtues.
Në këtë periudhë që në skenë kanë dalë disa pretendime të lojtarëve për ndalesa në rroga a kontrata të pazbatuara, me interes besojmë se është botimi I vlerës së kontratave të gjithë futbollistëve të Vllaznisë. E vërteta është se tek klubi Vllaznia ka shumë korrektesë në pagesë teksa rrogat jepen në datat e caktuara por mbetet për t’u zgjidhur problemi i taksave. Kështu kontratat më të mëdha I kanë sulmuesi Sukaj dhe portieri Vujadinoviç me nga 35 mijë euro në sezon, ndërkohë që më pak të paguarit natyrisht që janë lojtarët e rinj që kanë rroga modeste.
Ja kontratat sezonale të futbollistëve sipas vlerave të tyre.
1.Xhevahir Sukaj 35 mijë euro
2.Miroslav Vujadinoviç 35 mijë euro
3.Gavrilo Petroviç 33 mijë euro
4.Amarildo Belisha 21 mijë euro
5.Braçan Popoviç 20 mijë euro
6. Gentian Muça 28 mln lekë
7.Dritan Smajli 26 mln lekë
8.Vioresin Sinani 25 mln lekë
9.Olsi Gocaj 25 mln lekë
10.Valdano Nimani 20 mln lekë
11.Arsen Sykaj 15 mln lekë
12.Armando Vajushi 15 mln lekë
13.Enis Gjokoviç 15 mln lekë
14.Sadush Danaj 6 mln lekë
15.Edon hasani 6 mln lekë
16.Arsen Hajdari 3.8 mln lekë
17.Jurgen Gjini 2.6 mln lekë