Drejtuesit e klubit te futbollit Vllaznia kane marre nje vendim te rendesishem ne pragndeshjen me Laçin. Ata kane vendosur t’ia plotesojne kerkesen stafit teknik per grumbullimin e skuadres ne prag te ketij takimi.

Per kete arsye, te gjithe futbollistet e thirrur nga trajneri Jonuz per kete sfide, ne oren 17.00 jane grumbulluar tek stadiumi dhe me pas kane marre rrugen drejt Koplikut, per t’u ndalur ne Vrake.

Pikerisht aty, ata jane sistemuar ne hotel “Havana” ku do te kalojne naten e sotme dhe do te qendrojne deri neser, dy ore para ndeshjes.

Padyshim qe nje grumbullim i tille do t’i beje mire skuadres si ne aspektin e regjimit te sportisteve dhe po ashtu edhe te kalimit me shume kohe sebashku te tyre duke menduar vetem per kete sfide te pare te kampionatit.

Ballafaqimi me Laçin do te startoje ne oren 16.00 ne stadiumin “Loro Boriçi” dhe pritet me interes edhe nga ana e tifozeve shkodrane qe jane kureshtare te shohin Vllaznine ne fushe dhe po ashtu edhe ta mbeshtesin ate ne kete takim te pare.
www.shkodrasport.com