Drejtuesit e Vllaznisë kanë vendosur ta largojnë trajnerin Mirel Josa nga posti që mban. Vendimi duket se eshte marre ne mbledhjen e bordit drejtues te klubit shkodran qe eshte zhvilluar ne oren 17.00 ne ambjentet e Bashkise Shkoder. Por para se te shpallin kete vendim, kreret kuqeblu kane thirrur pak minuta me pare ne takim vete trajnerin Josa te cilit duket se do t’i komunikohet vendimi qe ata kane marre per largimin e tij.
Tashme nuk mbetet gje tjeter veçse komunikimi zyrtar i shkarkimit te Mirel Josa nga posti i trajnerit te Vllaznise. Kjo duket mëse e sigurtë sepse gjërat kanë marrë këtë rrugë prej kohësh dhe nuk duket të ketë ndonjë suprizë të momenteve të fundit.