Rikthimi i zhvillimit të ndeshjeve sërish në stadiumin “Loro Boriçi”, ka vënë mënjeherë në lëvizje drejtuesit e KF Vllaznia të cilët kanë nisur të marrin masat për mbarëvajtjen e këtij takimi. Hapi i parë që ata kanë ndërmarrë është nisja e shitjes së biletave që ditën e premte. Pra, që nesër në mëngjes në orën 09.00 në sportelet e hapura pranë stadiumit, të gjithë tifozët që duan të jenë të pranishëm në këtë ndeshje, kanë mundësinë që të blejnë biletat e kësaj ndeshje. KF Vllaznia bën të ditur se çmimet e biletave do të jenë si më poshtë:
Tribuna VIP 1.000 lekë
Tribuna A- B 500 lekë
Tribuna D 400 leke
Tribuna C1-C5 300 lekë
Tribuna c2-C3-C4 200 lekë
Tribuna E 300 lekë
Nisja e shitjes së biletave që ditën e nesërme sigurisht bëhet me qëllimin për shmangien e ndonjë kaosi të mundshëm që mund të krijohet ditën e ndeshjes siç ka ndodhur edhe në ndonjë rast të mëparshëm. Klubi shkodran gjithashtu ka planifikuar edhe vendin se ku do të qëndrojnë tifozët e Partizanit, për të cilët ka rezervuar tribunën E. Pritet që në këtë ndeshje të ketë një numër të konsiderueshëm tifozësh, si të Vllaznisë por edhe të Partizanit. Këta të fundit siç dihet, nuk mund ta ndjekin për momentin skuadrën e tyre ngaqë ajo është dënuar me 4 ndeshje pa spektatorë dhe për këtë arsye, do kenë mundësi ta mbështesin në “Loro Boriçi”.
© shkodrasport.com