Ish- kampioni i Botes Roy Jones Jr. eshte kthyer ne vemendjen e mediave por edhe te opinionit sportiv shkodran dhe jo vetem me viziten e tij ne Shqiperi. Ai diten e djeshme ka dhene nje konference per shtyp duke shprehur kenaqesine per viziten per here te pare ne vendin tone.
Por nderkohe gazeta “Shkodra Sport” meson se 5 here kampioni i Botes ka qene ne Tirane ne nje pritje qe i kane rezervuar presidenti i Komitetit Olimpik Kombetar Shqiptar Fidel Ylli dhe presidenti i Federates Shqiptare te Boksit Florend Kalivopulli.
Po ashtu, mesojme se paraditen e neserme Roy Jones Jr. do te kete nje pritje edhe nga kryebashkiaku Benet Beci, por nga ana tjeter atij i eshte rezervuar edhe nje surprize tjeter shume e bukur qe eshte zbuluar ne fakt mbremjen e sotme nga Klubi i Futbollit Vllaznia.
Nisur edhe nga bashkepunimi shume i mire i presidentit Xhaferi me promotorin Mondi Ndou, mesohet se perpara ndeshjes se neserme ndaj Erzenit, ne stadiumin “Loro Boriçi” do te zhvillohet nje ceremoni e shkurter per te nderuar nje emer te madh te sportit boteror si Roy Jones Jr./www.shkodrasport.com/