Paulin Ndoja do te percillet neser per ne banesen e fundit me te gjitha nderimet e duhura. Legjenda e portes shkodrane u nda nga jeta kater dite me pare ne Itali ne moshen 79 vjeçare dhe trupi i tij do te mberrije mbremjen e sotme ne Shkoder.
Nderkohe diten e neserme behet e ditur se do te kete homazhe ne nderim te tij te cilat do te zhvillohen ne ambientet e stadiumit “Loro Boriçi”. Nje gje te tille e ka bere te ditur vete klubi Vllaznia permes nje postimi te bere pak minuta me pare.
“Ndarja nga jeta e legjendës së portës kuqeblu Paulin Ndoja ka qenë një lajm i trishtë për të gjithë opinionin sportiv shkodran dhe jo vetëm.
Ndërkohë, KF Vllaznia në bashkëpunim me Bashkia Shkodër do të organizojnë homazhe në nderim të tij ditën e hënë nga ora 10:00 deri në orën 12:00 në hollin e stadiumit “Loro Boriçi”. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!”- shkruhet ne njoftimin e klubit shkodran.