NOTE PROTESTE
Drejtuar: Presidentit te FSHF-se, z. Armando DUKA, Sekretarit te FSHF-se, z. Eduard PRODANI, Shefit te Sektorit te Garave, z. Ilir SHULKU, Shefit te Arbitrave, z. Arsen HOXHA, Mediave vendore e qendrore
KF Vllaznia sh.a. shpreh protesten e saj ndaj gjykimit dhe zbatimit te rregulloreve per organizimin e ndeshjes se luajtur ne Kucove ndermjet Tomorrit dhe Vllaznise, diten e hene, 5 dhjetor 2011. Ne kete ndeshje u vune re qartesisht gabime skandaloze lidhur me arbitrimin nga ana e treshes se gjykimit te kryesuar nga Bardhyl PASHAJ, te cilat ndikuan dukshem ne rezultatin e ndeshjes ne dem te ekipit te Vllaznise. Gjithashtu nga ana e organizatoreve u evidentuan mangesi te theksuara ne organizimin dhe krijimin e kushteve normale per ndeshje sic percaktohen ne rregulloret perkatese te FSHF-se. Me konkretisht: Pjesa me skandaloze e kesaj ndeshje, lidhet me arbitrimin shume te dobet te treshes se kryesuar nga Bardhyl PASHAJ. Arbitrimi ka qene jashte cdo rregulli te lojes se futbollit, ku efektivisht jane luajtur vetem 15 minuta futboll. Kjo erdhi si pasoje e lojes se qellimshme te ekipit mikprites, me faulle te shumta, te qellimshme dhe te paqellimshme, te cilat synonin nderprerjen e shpeshte te ndeshjes. Nderhyrjet e futbollisteve beratas kane qene konstante edhe ne momentet decizive kur Vllaznia ishte prane golit. Madje, Vllaznia ka patur edhe demtime te futbollisteve ne kete takim. Ne kete ndeshje jane evidentuar edhe sharje dhe fyerje banale ne kor nga tifozet dhe asnjehere arbitri kryesor nuk e nderpreu takimin ne zbatim te rregullave te lojes se ndershme te futbollit. Kjo situate eshte toleruar nga treshja e gjyqtareve te takimit, duke zbehur totalisht vlerat e lojes se futbollit dhe duke demtuar rende ekipin e Vllaznise. Treshja e arbitrave e kryesuar nga Pashaj, arriti deri atje sa i anulloi Vllaznise 2 gola krejtesisht te rregullt dhe i mohoi njepenallti te qarte. Te gjitha keto, jane pare nga qindra mije shikues “live” dhe e kemi ripare edhe ne si staf ne filmimet e ndeshjes.Gjithashtu, sipas rregulloreve te futbollit, dy ekipet duhet te shkojne me nga nje top ndeshje. Ekipi i Tomorit nuk dispononte asnje te tille. Gjate gjithe takimit, rreth e rrotull fushes se lojes, silleshin persona civile, edhe kjo ne kundershtim te plote me rregulloret. Rreth e rrotull fushes, nuk ka patur asnje femije per mbledhjen e topave sic detyron rregullorja. Futbollistet ishin ata qe duhej te grumbullonin topat jashte fushe. Te gjithaketo tregojne per organizimin shume te dobet te kesaj ndeshje nga organizatoret e saj. Nisur nga vijueshmeria e gjykimeve te dobeta qe i behet Vllaznise gjate gjithe fazes se pare te Superliges sidomos ne ndeshjet e luajtura jashte fushes se saj, duke u ndalur vecanerisht ne ndeshjen e fundit me Tomorin, kerkojme:
1. Ndeshkimin shembullor te treshes se arbitrave qe gjykuan ndeshjen me Tomorin e Beratit, per ti paraprire mos perseritjes se rasteve te tilla ne te ardhmen duke demtuar futbollin.
2. Masat me te rrepta ndeshkimore per organizatoret e takimit ne Kucove, ne baze te rregulloreve te futbollit.
Duke qene te vendosur te jemi shembull i mikpritjes se ekipeve ne Shkoder, duke u shprehur publikisht kunder akteve te dhunes nga cdo drejtim qe vijne, duke besuar ne vullnetin tuaj per nje zbatim te sakte dhe jo tolerant te rregulloreve te futbollit, me synimim e vetem permiresimin e cilesise dhe kultures futbollistike ne stadiumet tona, per te parandaluar cdo shfaqje dhune, kerkojme qe kjo “Note Proteste” te vleresohet pozitivisht nga ana juaj dhe te jete nje pike kthese jo vetem per trajtimin si e barabarte nemes te barabarteve te Vllaznise, por edhe te gjitha ekipeve te tjera te Superliges.