Ndeshja me Partizanin po afron dhe ne Shkoder shtohen edhe me shume emocionet e saj. Deshira eshte e madhe per ta fituar kete ndeshje, por ne klubin kuqeblu ka edhe nje “merak” tjeter: Ate te mbarevajtjes se ketij takimi.

Drejtuesit e tij po marrin te gjitha masat qe gjithçka te shkoje ashtu si duhet dhe per kete arsye, po i kushtojne jo pak rendesi edhe propagandes me tifozet ne menyre qe sjellja e tyre te jete korrekte dhe te mos ndodhin serish skena te tilla si ato ne ndeshjen ndaj Tiranes.

Per kete arsye, sot KF Vllaznia ka publikuar ne faqen e tije dhe disa rregulla qe tifozet duhet te kene parasysh per ndeshjen me Partizanin:

Rregullat e hyrjes së tifozëve në stadiumin “Loro Boriçi” për ndeshjen Vllaznia- Partizani që do të luhet ditën e shtunë, datë 19 tetor 2019, ora 17.00:

1. Hyrja e tifozëve në stadium do nisë në orën 15.30. Kjo bëhetpër të shmanguar rradhët sepse biletat do të checkohen

2. Në stadium nuk lejohen çadra, lëndë të ndryshme piroteknike, flakadanë, fishekzjarre, tymuese etj.

3. Nuk lejohen banderola me përmbajtje politike dhe raciste.

4.Nuk lejohen pije të ndryshme me ambalazh qelqi, kanoçe, si dhe shishet e ujit duhet të jenë pa tapa.

5.Invalidët me një shoqërues dhe me bileta në dorë, do të futen në stadium tek hyrja e ambulancës.

Ju lutemi t’i respektoni këto rregulla në mënyrë që gjithçka të shkojë si duhet në këtë ndeshje të rëndësishme sepse në rast të kundërt ajo që e pëson është skuadra jonë e zemrës- VLLAZNIA!

Ju faleminderit për mirëkuptimin!