U mendua se me kalimin  e ditëve gjërat do ndryshonin por nuk do ndodhë kështu. Xhevahir Sukaj edhe pas dhjetorit nuk është në planet e Vllaznisë. Vetë lojtari por edhe opinion sportiv shkodran ka menduar ndoshta se nisur edhe nga nevoja që ka skuadra për një sulmues të tilë, ai do falej. Megjithatë nuk po ndodh kështu dhe nuk ka gjasa të ketë zhvillime të tilla edhe në ditët në vazhdim. Por pezullimi I lojtarit zgjat deri në muajin shkurt, por trajneri Vata ka qenë ai që ka dhënë OK-inë për lejimin e largimit të këtij sulmuesi.

Kjo ngaqë vazhdimi I pezullimit të këtij futbollisti, do t’I shkaktone një dëm jo të vogël atij për vetë vlerat që mbart. Prandaj, e vetmja mundësi është që Sukaj të gjejë një skuadër tjetër për të luajtur dhe Vllaznia ta lërë të lirshëm të largohet. Kuptohet duke paguar 50 mijë eurot që ka në kontratë si dëmshpërblim sepse pa I paguar ato, nuk bëhet fjalë të largohet.

www.shkodrasport.com