Osmani & Co deklarojnë se dënimet e dhëna nga klubi Vllaznia në adresë të tyre nuk ëhtë I bazuar në kontratë dhe rregullore, por drejtuesit e klubit shkodran nuk kanë ndër mend të ndalen përballë këtyre tre futbollistëve dhe vazhdojnë t’ I shtojnë dënimet ndaj tyre. Ka ndodhur kështu edhe ditën e sotme.
DEKLARATE PER SHTYP
Klubi i Futbollit Vllaznia sh.a., ne kuader te transparences e komunikimit me mediat dhe permes tyre me sportedashesit, deshiron te informoje ne lidhje me masat e marra ndaj futbollisteve Tefik OSMANI, Vilfor HYSA dhe Halim BEGAJ, nen kontrate me KF Vllaznia sh.a. Ne vijim, po paraqesim nje kronologji te detajuar.
Me date 12.12.2012 futbollistet e siperpermendur, jane paraqitur personalisht ne zyrat e KF Vllaznia sh.a., ku pasi jane njohur me vendimin nr.5, date 11.12.2012 (i cili eshte bere tashme publik dhe eshte depozituar ne protokollin e FSHF-se), kane marre nga nje kopje te vendimit ne fjale. Nga drejtues te Klubit, u eshte kujtuar se futbollistet Osmani dhe Hysa, duhet te vijojne stervitjen prane ekipit U-19 te Vllaznise, ndersa Begaj do te vijonte stervitjen me Ekipin e Pare te Vllaznise. Futbollistet ne fjale, nuk kane bere asnje koment te asnje natyre.
Duke filluar nga data 12.12.2012 dhe deri me sot, futbollistet Osmani, Hysa dhe Begaj, nuk kane patur asnje komunikim me drejtuesit apo stafin teknik te KF Vllaznia sh.a. Ata kane zgjedhur te bejne thjeshte deklarata mediatike, duke komentuar ne gazeta apo media audio-vizive vendimin nr.5 te dates 11.12.2012 te KF Vllaznia sh.a.
Pas njoftimeve nga trajneri i Vllaznia U-19 per mungesat ne stervitje te futbollisteve Osmani e Hysa; pas njoftimit nga zv.trajneri i Ekipit te Pare te Vllaznise per mungesat ne stervitje te futbollistit Begaj, KF Vllaznia sh.a. i ka paralajmeruar zyrtarisht keta futbolliste per sanksione financiare per mosparaqitje ne stervitje, bazuar ne “Rregullore e Brendshme e KF Vllaznia sh.a.”, paragrafi “Pjesemarrja ne stervitje”, pika 5 ku thuhet “Kur futbollisti mungon pa arsye ne me shume se tre seanca stervitore gjobitet nga trajneri dhe drejtuesit e Klubit me shumen 40% te rroges mujore. Ne rast perseritje, gjobitet me 50% te kontrates deri ne pezullim pa afat”. Ne paranteze, sjellim ne vemendje se “Rregullore e Brendshme e KF Vllaznia sh.a.” eshte miratuar me 21.10.2011 nga Keshilli Mbikqyres i Shoqerise Aksionare dhe eshte depozituar ne FSHF dhe te gjithe futbollistet jane ne dijeni te saj dhe te saknsioneve qe burojne prej saj. Madje, ata e kane pranuar ate edhe ne kontraten individuale te nenshkruar me Klubin, kapitujt IV) Detyrimet e Pergjithshme te Lojtarit dhe IX) Masat disiplinore dhe sanksionet.
Ne drejtim te futbollisteve Osmani, Hysa dhe Begaj, jane derguar 3 paralajmerime dhe masat perkatese rast pas rastit, bazuar ne “Rregulloren e Brendshme te KF Vllaznia sh.a.”. Te gjitha keto paralajmerime, ne baze rregullave, jane protokolluar edhe ne FSHF. Qellimi i Klubit ka qene qe, futbollistet Osmani, Hysa dhe Begaj, pavaresisht masave te marra ndaj tyre, te mos nderprisnin stervitjen , te ruanin formen sportive dhe te ishin ne dispozicion te Vllaznise ne cdo moment. Kjo bazuar ne kontratat individuale dhe ne rregulloren e brendshme.
Me deshiren e mire qe futbollistet te reflektonin dhe te vijonin punen per te cilen paguheshin, Klubi u detyrua te marre vendimin nr. 6, date 18.12.2012 (edhe ky i protokolluar ne FSHF), duke gjobitur me 40% te rroges mujore futbollistet, bazuar ne paragrafin e sipercituar te rregullores se brendshme te Klubit. Fatkeqesisht, pavaresisht paralajmerimeve dhe vendimit te mesiperm, futbollistet kane vazhduar te mosparaqiten ne stervitje as me ekipin Vllaznia U-19, as me ekipin e pare te Vllaznise dhe asnje ekip tjeter ne territorin e Shkodres.
Ne keto kushte mungese pergjegjshmerie, mungese profesionalizmi, mungese te reagimit te cdo natyre dhe mos paraqitjes ne stervitje pa dhene asnje arsye dhe pa njoftuar askend, KF Vllaznia sh.a. ka dale me vendimin nr.7, date 20.12.2012 ku futbollistet Osmani, Hysa dhe Begaj gjobiten me 50% te kontrates, mbeshtetur ne “Rregullore e Brendshme e KF Vllaznia sh.a.”, paragrafi “Pjesemarrja ne stervitje”, pika 5 ku thuhet “Kur futbollisti mungon pa arsye ne me shume se tre seanca stervitore gjobitet nga trajneri dhe drejtuesit e Klubit me shumen 40% te rroges mujore. Ne rast perseritje, gjobitet me 50% te kontrates deri ne pezullim pa afat”. Edhe ky vendim tashme eshte depozituar ne FSHF.
Pavaresisht rruges se moskomunikimit me Klubin dhe te mosparaqitjes ne stervitje qe kane zgjedhur futbollistet Osmani, Hysa dhe Begaj, KF Vllaznia sh.a. u ben thirrje publike qe reflektojne, duke zbatuar kontratat individuale te nenshkruara me Klubin, rregulloren e brendshme dhe te gjitha vendimet e marra nga Shoqeria Aksionare, te paraqiten ne stervitje si dhe te respektojne detyrimet qe kane. Futbollistet Osmani, Hysa dhe Begaj vazhdojne te jene nen kontrate me KF Vllaznia sh.a., kontrate e cila perfundon ne fund te sezonit futbollistik 2012-2013. Ashtu sic kontratat parashikojne bonuse financiare individuale apo kolektive per futbollistet ne rast te fitimit te trofeve apo pjesmarrjes ne Kupat e Europes, kontratat parashikojne edhe penalitete te cilat jane pranuar nga futbollistet ne momentin e firmosjes se kontratave.