Rreth 5 mije tifoze shkodrane qe mbreme ishin te pranishem ne stadiumin “Air Albania” per te mbeshtetur Vllaznine ne ndeshjen gjysmefinale te “Final 4” ndaj Egnatias, sigurisht qe jane larguar te zhgenjyer nga ky impiant sportiv sepse rezultati 0-0 i arritur ne fund te 90 minutave, i mbylli rrugetimin skuadres se tyre te zemres drejt titullit kampion.
Merzia ka qene e madhe tek te gjithe, megjithate tifozet kuqeblu treguan edhe njehere tjeter se jane ata qe dine te mbushin stadiume dhe te mbeshtesin ne menyren e duhur skuadren e tyre.
Por nga ana tjeter, edhe vete klubi shkodran diten e sotme permes nje postimi ne faqen e tij i ka falenderuar per gjithe ate mbeshtetje dhe i ka kujtuar se do jene serish shume shpejt bashke per Vllaznine sepse Kupat e Europes jane ne prag.
“Mbrëmë treguan edhe njëherë tjetër se janë “oksigjeni” i skuadrës tonë. I dhanë asaj mbështetjen e duhur, të shumtë në numër, por për fat të keq në fund të 90 minutave, nuk ia dolëm të gëzojmë sëbashku. Megjithatë shumë shpejt do jemi sërish pranë njëri- tjetrit, për Vllazninë. Kupat e Europës janë në prag…”- shkruhet ne postimin e klubit Vllaznia./www.shkodrasport.com/